Ndonjëherë disa gjëra i marrim të mirëqena pa u interesuar për të ditur çfarë ka më shumë përtej fjalëve.
I tillë është edhe rasti i “Detit të vdekur”. Por ka një shpjegim pse ky det ka këtë emër.
Në ujërat e këtij deti nuk mund të zhvillohet jeta e gjallesave për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës.
Deti i Vdekur përmbanë rreth 33% kripe dhe është afërsisht 8.6 herë më i kripur se një oqean, kështu duke fituar edhe pseudonimin “Deti i Kripur.” Ai gjendet në mes Izraelit dhe Jordanisë.