Cristiano Ronaldo ka deklaruar se dëshiron të ketë plot 7 fëmijë, sipas sugjerimit të djalit të tij.
Ylli i Realit të Madridit është në pritje dhe të fëmijës së tij të katërt, që kur konfirmoi në Ibiza se e dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë.
Tani babai krenar thotë se djali i tij i madh dëshiron 6 motra dhe vëllezër, duke u përputhur kështu me firmën e Cristianos, CR7 dhe me numrin e fanellës së tij.
“Ai është mirë dhe thotë se do më shumë motra dhe vëllezër. Ai do shtatë, numri magjik, dhe mendoj se e ka mirë”, ka thënë Ronaldo.