Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur që në muajt e ardhshëm të bëjnë rinovimin e kontratës së disa futbollistëve të cilësuar të rëndësisë së veçantë. Sipas të përditshmes katalanase, “Il Mundo Deportivo”, mbi tavolinën e presidentit Bartomeu janë emrat e Neimar, i cili thuhet se është i gatshëm të rinovojë deri në vitin 2021, rishikimi i termave financiarë në kontratat e Luis Suarez dhe Ivan Rakitiç, që stadojnë në vitin 2019. Ndërsa operacioni më i rëndësishëm është zgjatja e marrëveshjes me Leo Mesin, e cila përfundon e sezonit futbollistik 2018. Sipas të njëjtës së përditshme sportive klubi do të tentojë nëpërjet një oferte të parezistueshme, ta mbajnë yllin argjentinas deri në fund të edicionit 2022. Nëse një gjë e tillë realizohet, atëherë “pleshti” do të mund të largohej nga Barcelona vetëm kur të ketë mbushur 35 vjeç.
Sot dueli me çekët, formacioni i mundshëm i Kombëtares/ Presidenti Duka apel tifozëve në stadium: Le të tregojmë qytetari
Sot në mbrëmje, gjithë vëmendja është në Arenën Kombëtare aty ku Shqipëria do të përballet me Republikën Ceke. Edhe në...