Tirana me 10 futbollistë menjëherë pasi u kthye nga dhomat e zhveshjes për të luajtur pjesën e dytë është vetëm seria e parë e asaj që ndodhi pas kartonit të kuq të Jeminit për sulmuesin bardheblu. Në bazë të relacionit të gjyqtarit, Elis Bakaj rrezikon një pezullim prej tetë javësh, gjë që është një faturë e rëndë për të dhe për të gjithë skuadrën. Një gjë është e sigurtë, që çështja do të bëhet objekt i Komisionit të Disiplinës, qoftë edhe për faktin e thjeshtë që kartoni nuk ishte teknik, ndërsa një precedent i ngjashëm është i freskët, pikërisht një ditë përpara derbit. Mbrojtësi i Partizanit, Labinot Ibrahimi u pezullua tetë javë nga i njëjti Komision me motivacionin: “Për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në transfertën e Pukës”. Veç kësaj, Bakaj do të vuajë edhe një ndëshkim të paralajmëruar nga drejtuesit e klubit të tij, që mund të jetë edhe ndëshkim financiar. Ende nuk dihet se cila do të jetë ekzaktësisht masa e selisë bardheblu për ish-futbollistin e Kombëtares, por trajneri Daja ka konfirmuar menjëherë pas ndeshjes se do të ketë penalizim.
Sot dueli me çekët, formacioni i mundshëm i Kombëtares/ Presidenti Duka apel tifozëve në stadium: Le të tregojmë qytetari
Sot në mbrëmje, gjithë vëmendja është në Arenën Kombëtare aty ku Shqipëria do të përballet me Republikën Ceke. Edhe në...