Prokuroria dërgon për gjykim Shukri Xhelilin, ja për çfarë akuzohet kësaj here – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria dërgon për gjykim Shukri Xhelilin, ja për çfarë akuzohet kësaj here

16:05 | 25/07/2017
në Shqiperi
0

Pas dënimit për favore seksuale në këmbim të një vendi pune, ish-kreu i Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili do të përballet sërish me drejtësinë.

 

Prokuroria e Dibrës dërgon për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili, i akuzuar për veprën penale të “Mosdeklarim dhe deklarim i rremë i interesave private” (pasurisë), në vijim të hetimit të nisur në bazë të kallëzimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI). Për këtë procedim, i pandehuri është hetuar pa masë sigurimi.

 

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se i pandehuri nuk justifikon me dokumente zyrtare kontratën për blerjen e një apartamenti në Durrës, me vlerë 34.000 euro, në emër të djalit të tij.

Në kallëzimin e dorëzuar nga ILDKP, pretendohej edhe për disa asete të tjera, të krijuara në mënyrë të dyshimtë ose të padeklaruara, por nga hetimi rezultoi se këto elementët të kallëzimit nuk provoheshin përtej dyshimit të arsyeshëm.

Përsa i përket apartamentit në Durrës, për të cilën është marrë i pandehur subjekti Shukri Xhelili, ai deklaron se:
Në vitin 2013, një ndër marrëveshjet që ka lidhur djali i tij Ervis Xhelili ka qenë me kompaninë T…C…. shpk, ku ka marrë përsipër vendosjen e dritareve, grilave si dhe të gjitha punimet e natyrës së shërbimit që ofronim, në kushtet kur firma T…C…. shpk i ka ofruar një apartament për të likuiduar shumën e shërbimit të ofruar, djali ka bërë marrëveshje fillimisht verbale në mirëbesim në emër të firmës, ndërsa kontratën e sipërmarrjes e ka bërë në emrin e tij jo në emrin e firmës.

Deri në këto momente pavarësisht kontratës, kjo kompani nuk ka kaluar në emrin e djalit Ervis Xhelili titullin e pronësisë, pra akoma nuk është pajisur me hipoteke, pasi ajo është e parashikuar në kontratë në një pikë të saj, ku thuhet se për kalimin e pronësisë në emër të porositësit Ervis Xhelili, duhet të lidhet një kontratë tjetër për kalimin e pronësisë mbi apartamentit përpara noterit.

Në këto kushte, i pandehuri ka menduar se duke mos pasur një titull pronësie, hipotekën, “nuk e kam deklaruar në deklaratën e paraqitur pranë ILDKP-së, për më tepër me këtë kompani akoma nuk janë përfunduar të gjitha punimet më shërbimin që i janë ofruar”.

Për të provuar faktin që shoqëria T..C… shpk nuk ka pasur një marrëveshje për kryerjen e punimeve me djalin Ervis Xhelilin, janë paraqitur faturat tatimore të shitjes, të subjektit Viklo shpk (me administrator djalin e të pandehurit), për të gjitha punimet e kryera pranë firmës T…C… shpk, për të vërtetuar edhe një herë faktin se kontrata e sipërmarrjes është lidhur gabimisht në emër të Ervis Xhelilit pasi faktikisht ajo duhet të ishte lidhur në emër të firmës Viklo shpk.

Por, ndërkohë sipas Prokurorisë me procesverbalin e këqyrjes të datës 26.06.2017 është administruar kopje e kontratës së sipërmarrjes datë 18.02.2014, për ndërtimin e apartamentit me sipërfaqe 91.78 m2 ndodhur në plazh kundrejt shumës prej 34 000 eurosh ndërmjet shoqërisë “T…C…” dhe porositësit “Ervis Xhelili”. Në nenin 3 të kontratës thuhet:

“1. Shuma totale e apartamentit objekt porosie është 34 000 euro. Pagesa për këtë apartament objekt porosie është bërë si më poshtë: shuma e mësipërme është likuiduar totalisht nga porositësi cash në dorë duke mos pasur asnjë lloj detyrimi ndaj njëri tjetrit.

2. Duke qenë se likuidimet e apartamentit objekt porosie është kryer totalisht nga porositësi tek sipërmarrësi dhe midis tyre nuk ka asnjë detyrim financiar … ky i fundit i jep të drejtën porositësit që apartamentin objekt porosie ta shesë, ta japë me qira, ta ndërrojë …” Ndërsa në nenin 4 të kontratës rregullon mënyrën e kalimit të pronësisë pasi të përfundohet apartamenti, veprim i cili do të bëhet me kontratë të veçantë. Pra, në bazë të kontratës, rezulton se është paguar shuma prej 34.000 euro, gjë e cila nuk është e deklaruar në formularin përkatës.

Ndërkohë, në kallëzimin e ILDKPKI pretendohej se në deklaratën e interesave privatë “Periodikë/Vjetorë” të vitit 2014 ndër të tjera është deklaruar blerja e një autoveture në vlerën 20 000 euro nga shoqëria “D..A…”. Sipas ILDKPKI kjo marrëveshje është e dyshimtë pasi sipas marrëveshjes bëhet fjalë për kompensim punimesh të kryera.

Nga të dhënat hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se blerja e këtij automjet është i justifikuar me burime të ligjshme.

Po ashtu, ILDKPKI pretendon në kallëzim se, në emër të djalit të të pandehurit, figuron edhe një apartament në Kashar, Tiranë. Sipas kallëzimit, kjo provohet me faktin se në emrin Ervis Xhelili figuron një kontratë furnizimi me energji elektrike për një apartament në Tiranë.
Nga hetimi i Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin shtetas.

/BalkanWeb

Etiketa: 34.000 euroapartamenti në DurrësILDKPProkuroria e DibrësShukri Xhelili

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Meta pret ministrin maqedonas: Adresim pa vonesa të marrëveshjes së Ohrit

Meta pret ministrin maqedonas: Adresim pa vonesa të marrëveshjes së Ohrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com