Mes votave që janë hedhur sot në kuti për kreun e ardhshëm të PD më tepër vëmendje mediatike ka marrë ajo që nuk i përket as Bashës dhe as Selamit, por Olldashit.
Një vajzë ka zgjedhur që dy emrave të kandidatëve për kreun e PD t’i shtojë dhe emrin e Sokol Olldashit, si zgjedhjen e saj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, vajza është shprehur se kjo është mënyra e saj për të dhënë një votë që nuk e lanë ta jepte para katër vitesh.
“Sot nuk kam më peng. Votën që s’më lanë ta jepja para katër vitesh ta dhashë sot”, ka shkruar Iris Rezhda në një postim në profilin e saj në Facebook.