Tre persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një pikë karburanti në fshatin Poshnje të Beratit. Autorët kanë kërcënuar me armë punonjësin e pikës së karburantit duke grabitur paratë e arkës.
Nga deklarimi i punonjësit, shumë e grabitur është rreth 270 mijë lekë. Policia thotë se është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes.