Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një supermarket.
Burime nga policia thanë se, rreth orës 04:00 në Ksamil është vjedhur supermarketi “Big Market” , në pronësi të 54-vjeçares K. A., banuese në Sarandë.
Autorët kanë arritur të hyjnë brenda supermarketit me forcë duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të reja.
Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëve të ngjarjes.