Nga Andrew Katz
Dihej gjithmonë që do derdhej gjaku lumë. Nuk kishte ndoshta asnjë mënyrë tjetër për të rimarrë qytetin e dytë më të madh të Irakut prej militantëve të Shtetit Islamik, të cilët që nga qershori i vitit 2014, kishin zaptuar qytetin.
Në ditët që Iraku deklaroi fitore në Mosul më 10 korrik, edhe pse luftimet vazhdonin në “xhepat” e qytetit, diskutimi u zhvillua në drejtim të rindërtimit. Një vlerësim satelitor i SHBA në pjesën e dendur të Qytetit të Vjetër ofroi një raport sipas të cilit ishin 5536 ndërtesa të dëmtuara ose të shkatërruara, 37% më shumë se në një vlerësim të ngjashëm dy javë më parë.
Por, para se këto shtëpi dhe biznese të riparohen ose të rrafshohen për të bërë vend për të reja, para se rrugët e prishura nga sulmet ajrore të rregullohen dhe municionet e pashpërthyera të hiqen, para se qyteti të mund rikthehet në një qytet, duhet të ketë reflektim mbi humbjen njerëzore në Mosul.
Qindra fotografë zbritën në Mosul dhe në rrethinat e saj, gjatë pothuajse nëntë muajve të luftës tokësore. Për ta kuptuar këtë realitet, TIME kërkoi nga një numër fotografësh të zgjedhin një imazh nga arkivi i tyre që veçanërisht i preku ata, dhe pastaj të shkruanin për domethënien e saj.
Këto pamje ofrojnë një panoramë të gjendjes aktuale:
/27.al/