Policia e Vlorës ka njoftuar se një 38 vjeçar ka vdekur nga kontakti me energjinë elektrike.
Më datë 17.07.2017, rreth orës 01:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në banesën e tij, shtetasi F.L., 38 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi personi ka qenë duke ndërhyrë në një kabull elektrik.
Po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.