Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Lezhë – Shkodër, ku një person ka humbur jetën e 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Bilisht, ndërkohë që edhe qarkullimi në këtë aks rrugorë është bllokuar.
Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.