Roger Federer shkruan historinë duke u bërë i pari tenist që fiton Turneun e Wimbledon 8 herë dhe koleksionon 19 tituj Grand Slam në karrierën e tij.
Tenisti zvicerian ka mposhtur në finalen e së dielës Marin Cilic në tre sete duke dominuar në rezultatin 6-3,6-1 dhe 6-4.Federer ka dominuar gjithë takimin ndërsa kundërshtari Cilic ka qënë i pafuqishëm edhe për shkak të problemeve me dëmtimin që ka pasur në këmbën e majtë.
Wimbledon është titulli i dytë i madh që fiton 35-vjeçari për këtë vit pasi ka triumfuar edhe në Australian Open.
Titullin e fundit në barin e Londrës Federer e kishte fituar në vitin 2012 dhe me 35 vite mbi supe bëhet tenisti më i vjetër që triumfon në këtë turne prestigjoz.
Kundërshtari i tij Cilic kishte vështirësi fizike por Fededer i ka dy fjalë inkurajuese edhe për të.”Ndonjëherë është e dhimbshme por Marin Cilin luftojë si një hero dhe unë e përgëzoj për një turne mjaft të mirë që ka zhvilluar “ e mbyll 8 herë fituesi i Wimbledon Roger Federer.