Do të ishte cilësuar shpëtimtar i dy jetëve por fatkeqësisht humbi edhe të tijën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë kur një djalë nga Maqedonia është futur në det për të shpëtuar jetën e një gruaje dhe një që po mbyteshin, por fatkeqësisht kanë humbur jetën të tre.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit ndërsa 2 prej trupave nuk janë nxjerrë ende nga deti. Gruaja dhe vajza mendohet të jenë nënë e bijë.
Raportohet se në këtë zonë të bregdetit shqiptar janë inekzistente rojet bregdetare.
Një tjetër viktimë është regjistruar sot në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ku një 15-vjeçar humbën jetën.