Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish sot largimin nga qeveria të ministrave teknik të PD-së.
Gjatë një konference për shtyp, Rama u shpreh se misioni i tyre përfundoi me sukses dhe nuk ka kuptim më të rrinë në detyrë.
“S’jam zotuar që do i shkarkoj, por kam thënë që do largohen. Pres të largohen, sepse nuk kanë më arsye që të qëndrojnë. Misioni i tyre ka mbaruar me sukses të plotë dhe pres që të largohen”, u shpreh Rama.