Kërcënohet sërish oficeri i Krimeve të Rënda të Krujës, Trim Murataj. Para tre javësh, mjetit të tij i vunë eksploziv, ndërsa sot, i kanë vën zjarrin.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit para banesës së tij në Kamëz. Vetë Murataj, si për shpërthimin e mjetit të parë më 23 qershor, ashtu edhe për djegien e mjetit të dytë, thotë se kërcënimet kanë të bëjnë me detyrën e tij si efektiv i krimeve të rënda.
Ai ka thënë në polici para kolegëve, se rastet kanë lidhje me operacionet e tij anti kanabis.
Polica ka nisur hetimet për ngjarjen, por ende nuk I ka zbuluar autorët.