Një 18 vjeçare në Tiranë ka tentuar që t’i japë fund jetës pasi nuk e ka përballuar dot stresin, për shkak se kishte ngelur në një prej provimeve të maturës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, ku e reja është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë.
Mësohet se 18-vjeçarja me inicialet E.G., ka pirë një sasi medikamentesh, pasi kishte ngelur në provimin e maturës.
E reja u dërgua nga familjarët në spital, ku fatmirësisht pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.