Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të tunelit të Kërrabës, pikërisht në vendin që njihet si “Kafja e KIUT”. Sipas policisë, automjeti tip Benz është përplasur me automjetin tip Opel.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.