Një 54-vjeçar i cili ka tentuar të kalojë 6,5 kilogramë marijuanë përmes portit të Durrësit është arrestuar nga policia.
Fatbardh Kokomeci, banues në Tiranë kishte fshur drogën pas sediljeve të fundit të autobusit që ai drejtonte dhe po tentonte ta kalonte në Itali.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar .