Gjiri i Lalzit është një nga alternativat më të preferuara të kryeqytetasve, sidomos të dielën.
Por kjo e dielë ka rezultuar zhgënjyese për shumë pushues të cilët prej së paku një ore kanë mbetur të bllokuar në trafik.
Policia Rrugore i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës në mënyrë që të lehtësojnë sadopak trafikun.