Prej disa ditësh, në zonën e Thethit energjia elektrike shkëputej dy orë në ditë për shkak të një defekti në hidrocentralin e Ndërlysës.
Mbrëmjen e djeshme është vënë në funksion të plotë HEC-i që furnizon me energji këtë zonë.
Pas rregullimit të këtij defekti, OSHEE bën të ditur se në zonën e Thethit nuk do të ketë më shkëputje të energjisë elektrike.