Policia ka sekuestruar një sasi prej 23 kg kanabis në qytetin e Tepelenës edhe pse poseduesit e së cilës ende nuk janë identifikuar.
Bëhet me dije se në një tunel në afërsi të fshatit Turan u gjetën tre fuçi plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.Pesha totale e lëndës narkotike ishte 23 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.