Letra e fundit e Agollit për Sadijen: Ne, dy pleq që pak kohë na ka mbetur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e fundit e Agollit për Sadijen: Ne, dy pleq që pak kohë na ka mbetur

15:00 | 06/07/2017
në Gossip, Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Ne, dy pleq të ulur në ballkon, do t’i ndjekim me sy këto qenie të bardha duke psherëtirë”…

Dritëro dhe Sadije Agolli i kalonin pushimet çdo verë në Pogradec. Në një prej atyre verave, prej andej, Agolli ka dhënë edhe një intervistë të gjatë për “GSH” në kohët ku mendimi i tij ndërhynte për të qetësuar tensionet e Tiranës, që përvëlonte nga debatet politike.

Edhe këtë verë, po të qe gjallë, ai sërish do merrte udhën drejt liqenit. Atje i shkonte muajt e nxehtë që prej kohës kur kish qenë në muaj mjalti. I hipte një mall dhe e thërriste ai vend, Tushemishti, Pogradeci e zona përreth. Qe një histori, që pat nisur me fëmijërinë e tij, i pëlqente Lasgushi, i pëlqente shumë Mitrush Kuteli.

“Më dha im atë një torbë me fasule dhe e kam blerë librin kështu me fasule. Domethënë ishte si një gjellë. Pra, lidhjet e mia janë të hershme me Pogradecin. Unë atë kohë i mësoja përmendësh vjershat e Lasgushit si fjala vjen ‘Ikja e shtërgu’t”, pat rrëfyer ai.

Në një letër të fundit “dërguar” së shoqes, me një shkrim gjithnjë e më të pjerrët, ai i premton Sadijes Pogradecin e liqenin.

E bija e çiftit ka publikuar imazhet e dy letrave ku Dritëroi shkroi premtimin e pambajtur, pushimet e fundit.

Shkrimi e tradhton, ashtu si dridhja e dorës, shkronjat tkurren e kërcejnë mbi dy fletë të bardha. Sigurisë së kahershme ia zë vendin pesha e stilolapsit, që puthitet fort pas fletës. Një siguri që s’mundi të mbërrinte deri në verë.

“Në verë do të shkojmë në një hotel buzë liqenit. Atje do të ndjekim me sy pulëbardhat që shpërndahen e bashkohen mbi cipën e kaltër, duke formuar një lule të bardhë të madhe, që zhduket e shfaqet, që shpërbëhet dhe bëhet përsëri mes thirrjesh të sinqerta gëzimi”, shkruhet në letrën lënë së shoqes nga Dritëroi, që u nda nga jeta në shkurt të këtij viti në moshën 85-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Agolli luftoi për ditë të tëra në Sanatorium, derisa iu dorëzua përtejtësisë, duke lënë pas disa vepra dhe një mal me letra, si kjo, që shkëpusim më poshtë, ku parasysh kishte imazhin e tij me bashkëshorten duke parë pulëbardhat në bregun e Liqenit të Pogradecit.

“Ne, dy pleq të ulur në ballkon, do t’i ndjekim me sy këto qenie të bardha duke psherëtirë. Pak kohë na ka mbetur, ta soditim këtë mrekulli! Mbase do të jetë hera e fundit… Dritëro”, shënon ai në fund të letrës.

Pogradeci qe qyteti i tij gjatë verës. Atje, vapa nuk ndihej dhe i priste miqtë me një gotë raki rrushi në dorë e një cigare mënjanë.

“Unë e dua shumë Pogradecin! Pogradeci bashkë me liqenin e tij është një nga mrekullitë e vendit tonë, ku njerëzit gjejnë një prehje të plotë jo vetëm inaktive, prehje vetëm për t’u çlodhur, por edhe një prehje tjetër që aktivizon imagjinatën, frymëzimin, aktivizon një dashuri të pakufishme për vendin, për njerëzit, për vetë jetën, madje për të ardhmen. Është një vend me ujë, me lule, me zogj, që siç thosh Lasgush Poradeci, veçanërisht kur vjen mbrëmja…”, thoshte ai.

 

/GSH/

Etiketa: Dritero AgolliletraSadije Agolli

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Skandal në Bullgari, policia nuk i lë tifozët e Partizanit të kalojnë

Skandal në Bullgari, policia nuk i lë tifozët e Partizanit të kalojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com