Për të gjithë ata që paragjykojnë Eduard Selamin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për të gjithë ata që paragjykojnë Eduard Selamin

12:41 | 05/07/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Mero Baze

Eduard Selami është vënë nën zjarr nga shumica e kundërshtarëve të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, për shkak të asaj që ata e quajnë “kandidat fallco” dhe të dyshuar si i komanduar nga dyshja Berisha-Basha. I futur në garë pa kushte për rregullat e shkelura me të dy këmbët nga Basha, i regjistruar si kandidat, edhe pse nuk e di kush do të votojë për të, pasi PD nuk bën publike as listat e trupës votuese të saj, dhe komod si një kandidat jo agresiv, Selami në fakt i plotëson gjithë kriteret të paragjykohet në këtë garë.

Unë e njoh Eduard Selamin dhe historinë e tij të vështirë dhe afatgjatë për demokraci brenda Partisë Demokratike.

Nëse një ditë do të shkruhet historia e asaj partie, i vetmi njeri i cili ka nisur një betejë të vërtetë reale në vitin 1994 për standarte demokracie brenda asaj partie, është Eduard Selami. Ai është përballur jo me kunatin e Lulzim Bashës, që me një shkelm bythëve e nxjerr nga zyra kushdo që ka këllqe, por me shtetin e Sali Berishës, me një trupë paramilitare që mbronte pushtetin e tij okult, me njerëz të dhunshëm që nuk e lejuan as të hyjë në mbledhjen që e shkarkuan pa e dëgjuar, dhe më pas e detyruan të largohet nga Shqipëria.

Për gati 17 vite rresht ai qëndroi në SHBA, por gjithmonë si një gozhdë e ngulur në trurin e Sali Berishës, me përpjekjen për ta vazhduar betejën kundër tij.

Ai erdhi në shkurt të vitit 1997, disa ditë para se Shqipëria të zhytej në flakë, në përpjekje për ta shpëtuar PD nga kursi katastrofik ku po e fuste Berisha, dhe unë nuk arrita dot as ta çoja tek Sali Berisha nga refuzimi i fortë i këtij të fundit, i cili kishte paranojën se e kishin dërguar t’i zinte vendin.

Për 15 vite më pas ai ka refuzuar vazhdimisht çdo ofertë të Berishës me ndërmjetës, për të qenë pjesë e PD, dhe në vitin 2005 e refuzoi atë direkt dhe në telefon.

Ai erdhi në Shqipëri në vitin 2007 dhe i dha një mbështetje fushatës së Sokol Olldashit, edhe pse nuk njiheshin, dhe u qesëndis nga shumica e lidershipit të PD për betejën e tij kundër Berishës në të shkuarën. Janë po këta që sot po i telendis kunati i Lulzim Bashës dhe s’po ja dalin dot.

Në vitin 2013, ai pranoi të shkojë në PD, kur anija po mbytej. Dhe atëhere e shanë dhe sulmuan shumë vetë, por ai tregoi se ishte duke respektuar betejën e tij 17- vjeçare për të qenë pjesë e partisë ku ka qenë kryetar i saj, në kohën që Basha hante fara në Hollandë.

Tani ka një sërë sulmesh të padrejta mbi të dhe mbi të gjitha, shumë paragjykime. E di që është e lehtë të keqkuptohesh me një njeri që tenton ta bëjë PD ashtu siç nuk ka për t’u bërë kurrë, por ai nuk është në këtë garë për të fituar ndaj Bashës, por për të fituar ndaj vetes. Ai është për të verifikuar nëse ja ka vlejtur të luftojë për një PD me standarte demokratike dhe për të provuar se çfarë është PD pas Berishës.

Unë shpresoj se Eduard Selami do t’i bëjë punë garës brenda PD më shumë se Patozi, Topalli, Bregu, Mustafaj, Imami dhe gjithë kundërshtarët e respektuar të Bashës, për një arsye tërësisht të ndryshme nga ata. Ai është i vetmi njeri në atë parti, që nuk ka asnjë përgjegjësi për çdo gjë të keqe që ka ndodhur aty. Ai është Kasandra e parë që ka lajmëruar të keqen dhe të gjithë e zbuan. Dhe ai është aty mbi të gjitha për të provuar se pas Berishës, në PD është sërish një Berishë më i vogël dhe natyrisht më qesharak.

Askund nuk kemi për ta parë fytyrën qesharake të PD, se sa në përpjekjen për të brohoritur fitoren mbi Eduard Selamin. Nëse ka një njeri që mund t’i nxjerrë bojën deri në fund Lulzim Bashës, është gara me të. Ai është lakmusi që do të provojë se ajo parti ka vdekur dhe nuk ka shenja jete.

Kandidimi i Patozit apo dikujt tjetër i jep seriozitet të pamerituar PD-së, pasi krijon idenë që ka garë dhe që Basha fiton me garë të ndershme. Kandidimi i Selamit dhe testi i tij provon që PD ka vdekur.

Të gjitha pandehmat se ai është një kukull, një i blerë, një i porositur dhe gjithfarë paranojash, tregojnë se ku është katandisur ajo parti dhe sa mbrapa ka ecur nga vitit 1995, kur nxorri për herë të parë me shqelma kryetarin e saj nga zyra, duke duartrokitur për këtë akt. Lulzim Basha mendon se ka shpëtuar nga ndonjë rival real dhe ka përballë dikë që e mund. Por, në fakt Basha ka përballë dikë që ka parë si ka nisur vdekja e PD dhe është dëshmitari i fundit që mund të na tregojë se ajo nuk bëhet më. Qoftë dhe për kaq, çdo njeri që e ka dash qoftë dhe një herë sinqerisht atë parti, duhet të respektojë njeriun që nuk mori asgjë prej saj, përveç të sharave që e ndjekin për 22 vite rresht, pse desh të ndalte të keqen. Ai nuk po konkuron me Lulzim Bashën, por si një i rikthyer në shtëpinë e tij pas shumë vitesh, është duke kontrolluar a mban më ajo çati. Dhe po qe se bindet që nuk mban, ju siguroj që nuk ka për ta zënë brenda atë, por ata që e shkatërruan.

/gazetatema.net/

Etiketa: Eduard Selamikandidat fallcoKasandrakëllqekunati i Lulzim BashësMero Bazendërmjetëspushteti okultSokol Olldashi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tiranë/ Sekuestrohen 50 kilogramë drogë, në pranga 3 krutanët

Tiranë/ Sekuestrohen 50 kilogramë drogë, në pranga 3 krutanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com