Wall Street Journal shkruan se Samsung do të nxjerrë në treg Galaxy Note 7 “për fansat” veçanërisht në tregun koreanojugor.
Bëhet fjalë për pajisje të riprodhuara me përbërës të tjerë të brendshëm. Versioni i ri do të quhet Galaxy Note 7 FE (Fandom Edition) dhe hyn në treg më 7 korrik, shkruan e përditshmja amerikane. Fillimisht do të shitet në Korenë e Jugut, janë rreth 400 mijë njësi, por një sasi pak më e ulët do jetë e destinuar dhe për vendet e tjera. Çmimi do të jetë rreth 618 dollarë.
Në fakt, që në fund të marsit Samsung kishte planifikuar shitjen e Galaxy Note 7 në kushte të reja, por nuk kishte dhënë asnjë detaj për këtë veprim.