Një furgon pasagjerësh është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Laç.
Mësohet se furgoni ka qënë i parkuar kur është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur persona brenda automjetit.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qënë defekti në sistemin elektrik ndërsa policia po vijon hetimet e mëtejshme.