Në një task forcës të ngritur nga Bashkia e Tiranës, ditën e sotme ndëpriten 318 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm në kryeqytet dhe vendosen 32 gjoba.
Të mbështetura edhe nga Policia e Shtetit dhe policia bashkiake, grupet e task forcës u përqendruan në zonën e Dajtit, Babrrusë, Kombinatit, Rruga e Kavajës, Pallati me Shigjeta dhe Ali Demi.
Gjatë kontrolleve janë identifikuar dhe shkëputur 318 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 21 gjoba për familjarë dhe 11 të tjera për biznese të ndryshme.
Në vëmendje të grupeve janë edhe lidhjet e paligjshme nga subjektet private të ujit që përdoret për lavazhe apo ujitje.