Një student 21 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar pedagogun e tij.
Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, ku studenti me iniciale U.E, banues në Tiranë, ka goditur me grusht pedagogun me iniciale P.S, 29 vjeç.
Mendohet se shkak për ngjarjen është bërë mos dhënia e notës kaluese në provim për studentin.