Një vajzë e mitur në Korçë ka kaluar nivelin e fundit të lojës famëkeqe “Balena blu”, duke u kapur në momentet që po kryente vetëvrasjen.
Policia e Korçës thotë se ka parandaluar vetëvrasjen e një vajze të mitur, e cila në rrjetin social Facebook ndiqte udhëzime dhe ishte bërë pjesë e lojës “Balena blu”.
Bëhet me dije se e mitura ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe.
Nga ana e policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që të rëna të tjera nuk bëhen me dije pasi rasti është nën hetim.