Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së e ka cilësuar jo statutor dhe pa përmbajtje delegimin e kompetencave organizative nga kryetarët tek nënkryetarët.
Ristani tha se shpallja e datës së zgjedhjeve dhe e datës së paraqitjes së kandidaturave është kompetencë e Kryesisë Partisë, dhe në rast dorëheqje të Kryetarit i kalon Sekretarit të Përgjithshëm.
Ristani përmes një deklarate sqaron situatën e krijuar brenda kësaj partie për hapjen e procesit zgjedhor për kryetarin e ri.
Deklarata e plotë
Me qëllim sqarimin e opinionit publik dhe mbi të gjitha të anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe situatës së krijuar së fundmi me procesin zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin dhe përgjegjësinë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të bëj me dije se:
Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nënkryetarët është jo statutor dhe pa përmbajtje, sepse kompetencat organizative i takojnë në bazë të statutit Sekretarit të Përgjithshëm.
Neni 43 thotë se në rast dorëheqje etj të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë. Pra kompetenca e komandimit i takon Këshillit Kombëtar i cili thirret nga Sekretari i Përgjithshëm.
Vendimi i dy nënkryetarëve për të thirrur zgjedhjet, caktimin e datës së zgjedhjeve dhe datës së paraqitjes së kandidaturave është vendim i pa mbështetur në statut.
Në bazë të nenit 40/2 të statutit të Partisë, shpallja e datës së zgjedhjeve dhe e datës së paraqitjes së kandidaturave është kompetencë e Kryesisë Partisë.
Për ta vendosur situatën në shtratin statutor, për të garantuar integritetin e zgjedhjeve në Parti dhe për të rifituar besimin e anëtarësisë, është e nevojshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit të PDSH-së.