Kreu i shtetit Bujar Nishani me propozim të Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj ka dekoruar ish-komisarin Artan Cuku, me medaljen e “Shqiponja e Artë”.
Më 14 qershor, Ministri Demiraj i ka dhënë ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut (pas vdekjes), Medaljen e Nderit, me motivacionin:“Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.
Komisar Cuku u vra në prill të këtij viti pranë banesës së tij në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.