Një tjetër rasti shitblerjes së votave është konstatuar në Shkodër kur na ndajnë më pak se 24 orë nga zhvillimi i zgjedhjeve.
Janë referuar materialet në Prokurori për kreun e PSD në Shkodër, Përparim Raboshta dhe Saimir Gjonpalaj, pasi në lagjen “Liria” tek zyra e Partisë Social-Demokrate, po shpërndanin ushqime në këmbim të votës.
Mësohet se ata po shpërndanin 70 pako në qese plasmasi, me vaj, sheqer, miell, sapunë e detergjente.