Një punonjës në doganën e Vermoshit është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi është kapur me një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash.
Në pranga kanë përfunduar Izmir Bushaj 26 vjeç banues në fshatin Kullaj, me detyrë doganier në doganën e Vermoshit dhe Xhyher Bushaj.
Sipas policisë, këta shtetas u arrestuan pasi brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA797MK u konstatua një listë votuesish si dhe një sasi e konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndare me qellim blerjen e votës.
Pas kontrollit të automjetit u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shperndarë me qëllim blerjen e votës.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe.
Policia e Shkodrës thotë se paratë ishin të destinuara për t’u shpërndarë me qëllim blerjen e votës.