Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.9 ballë në brigjet e Indonezisë ka dhënë alarmin për një tsunam të mundshëm. Epiqendra e tërmetit ishte 808 kilometra në jugperëndim të Padang, me një thellësi prej 10 kilometra.
Mediat lokale shkruajnë se ky tërmet i fuqishëm është një alarm i rrezikshme për tsunam. Tërmeti ka rënë në brigjet perëndimore të ishullit Sumatra. Deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima në njerëz.
Indonezia është një vend i prekur dhe i rrezikuar nga vullkane të shumtë.