Policia italiane arrestoi gjashtë persona për trafik droge, mes të cilëve tre janë shqiptare. Aksioni i policisë italiane ishte përqëndruar në rajonin e Leçes, ku u sekuestruan gjithashtu edhe 56 kg drogë e llojit marijuanë.
Lënda narkotike ishte trafikuar nga Shqipëria. Të arrestuarit janë shtetasit shqiptarët Bastri Çaushaj 54 vjeç banues në Merine të Italisë, Dojan Pashaj 30 vjeç nga Durrësi dhe Leonidha Lapaj 37 vjeç nga Vlora. Mediat italiane shkruajnë se tre shtetasit Italian të arrestuar ishin blerës të sasisë së lëndës narkotike.