Policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë për akuzën e vjedhjes së bankomatëve.
Gjatë operacionit të koduar “Bankomat” policia ka zbardhur 5 vjedhje bankomatesh të ndodhura në qytete të ndryshme.
Në pranga ka përfunduar Ylli Gerra, 31 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu është bërë shpallja në këkim e shtetasve: N. G., 24 vjeç I. G., 30 vjeç I. G., 24 vjeç.
Për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova të mjaftueshme ligjore, se janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të ndodhura:
- Më datë 30.12.2016, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Novoselë, Vlorë.
- Më datë 08.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Berat.
- Më datë 14.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Tiranë pranë Q.S.U.T.
- Më datë 20.02.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Gjirokastër.
- Më datë 11.03.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Patos, Fier.