Një studente në Tiranë raportohet se ka tentuar vetëvrasjen mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në godinën 9-10 në “Qytetin Studenti” dhe arsyeja ende nuk dihet.
“Jam një studente që jetoj në konviktin 9-10 ,qyteti i studentit. Tani sapo pamë tmerr me sy. Një studente tentoi të vrasë veten dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh në këtë godinë. E njejta situatë është çdo vit dhe puna e punonjëses sociale dhe e kujdestarëve të konviktit nuk shikohet fare. Tërë kohën u pëlqejnë të pinë kafe edhe të merren me fjalë. Nuk ngjiten një herë në katet e konviktit për t’u përballur me problemet e vajzave. Edhe psikologia kur vjen rri ulur në zyrën e kujdestares se përton të merret me punët që i takojnë. Jemi edhe me sezon provimesh e nuk duam të na shtohen këto raste”- thotë dëshmitarja.
Policia ende nuk ka një reagim për ngjarjen.