Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestrimin e një sipërfaqe toke 54 hektarë, ndodhur në zonën bregdetare të gjirit të Gjipesë në Himarë, e dyshuar se është përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuar.
Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se shtetasit Theodhori Kocani dhe Jani Kocani, kanë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe prone prej 54.1 ha.
Sipas organit të akuzës, prona e përfituar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ndodhet në bregdet, në vendin e quajtur Spile-Gjipe, Dhërmi.
Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e paluajtshme me sipërfaqe 54.1 ha.