Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hot Brian Yee është shprehur se rajoni i Ballkanit po përballet me sfidat më serioze që nga viti 1990. Ai bëri thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan me qëllim që të zbrapset ndikimi rus dhe të vendoset stabiliteti.
“Ballkani Perëndimor përballet me një numër kërcënimesh: Institucione të brishta, mangësi në shtetin ligjor dhe media jo e lirë, i kanë hapur rrugën një korrupsioni të rrënjosur thellë. Ky korrupsion vë në rrezik këto demokraci të reja dhe u hap rrugën aktorëve destabilizues, përfshirë ekstremistë të dhunshëm, grupe të krimit të organizuar dhe vende që duan të ushtrojnë ndikim keqdashës.”, tha Yee.
Në një seancë të mbajtur në Senatin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Yee përmendi disa zhvillime politike në Ballkan në sajë të mbështetjes amerikane. Në Shqipëri ai përshëndeti futjen në zgjedhje të opozitës dhe zbatimin e reformës në drejtësi.
“Me angazhimin tonë dhe të Evropës, gjatë muajit të kaluar, kemi parë disa suksese reale, me hyrjen e Malit të Zi në NATO, sigurisht me ndihmën e Senatit, udhëheqësit e Maqedonisë bashkëpunuan për të formuar një qeveri të re, opozita e Shqipërisë ra dakord që t’i jape fund bojkotit dhe të marrë pjesë në zgjedhje më 25 qershor dhe Serbia pritet të hapë dy kapituj të ri me Bashkimin Evropian këtë muaj.”- është shprehur Yee.