Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku për pasojë kanë mbetur të plagosura dy vajza.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:30 tek mbikalimi i Kamzës ku një makinë tip Ford e drejtuar nga 31-vjeçarja me iniciale B.Ll është përplasur me mjetin tip Seat të drejtuar nga 25-vjeçari me iniciale I.Z.
Si pasojë e përplasjes është përmbysur makina Ford dhe ka mbetur e plagosur drejtuesja 31-vjeçare dhe pasagjerja 22-vjeçare me iniciale Z.S. Dy vajzat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.