Edhe pse ka nisur zyrtarisht sezoni turistik, një nga perlat e plazheve të Shqipërisë, ai i Velipojës po përjeton masakër mbi kurriz.
Disa pamje nga Velipoja tregojnë se si në ujërat e hidrovorit të Velipojës makineritë shkarkojnë plehrat.
Ndërkohë autoritetet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkuese për autorët e kësaj fatkeqësie natyrore.