Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në bazë të të dhënave në të gjitha komunat e Kosovës deri në ora 11:00 kanë votuar gjithsej 150 mijë e 244 votues, që në përqindje janë gjithsej 8.45 përqind.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se procesi zgjedhor ka vazhduar normalisht pa ndonjë incident serioz. Daka tha se edhe në veri të Kosovës deri më tani votimi po vazhdon në rregull.