Rradhë të gjata janë shkaktuar në pikën kufitare në Morinë pasi mbi 2 mijë kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë për të pushuar.
Edhe pse në muajin Ramazan, kosovarët kanë zgjedhur për të kaluar pushimet e fundjavës ose të verës në bregdetin shqiptar.
Fluks i lartë ka nisur që në orën 3 të mëngjesit në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 600 automjete të vogla dhe 25 autobuzë.
Ngarkesa është e papërballueshme ndaj është rritur numri i sporteleve në 5. Fluks pritet edhte të dielën dhe fundjavat në vijim.