Zv.kryeministrja teknike, zdi datën e zgjedhjeve, por gafat e saj shkojnë më tej, sipas saj zgjedhjet e përgjithshme janë mbajtur më 25 Maj.
Në kërkesën e saj drejtuar Prokurorisë për hetim të shpejtë ndaj adminstratorit të LSI-së në njësinë bashkiake nr.2 të Tiranës, thuhet se Gjoza me regjistrimin e 70 personave në mënyrë fiktive me qëllim ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 majit, në një kohë që zgjedhjet mbahen në 25 qershor.
Këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi, ka komentuar me tone ironie gafën e zv.kryeministres teknike duke thënë: “Qeveria Teknike i ka bërë zgjedhjet më 25 maj! Shqiptaret i kanë më 25 qershor”.