Presidenti Bujar Nishani ka shtruar ditën e sotme një iftar me rastin e Muajit të Ramazanit.
Kreu i shtetit vlerësoi sakrificën e besimtarëve myslimanë shqiptarë, e cila sipas tij, përmes përkushtimit dhe përuljes shfaqi vullnetin dhe dëshirën si tregues të forcës së besimit.
Gjithashtu Nishani vlerësoi rolin e komunitetit mysliman shqiptar dhe udhëheqësve të tij fetarë, duke i cilësuar ata atdhetarë e patriotë, por dhe përçues të emancipimit kulturor e shpirtëror të shqiptarëve, që kanë mbajtur gjithmonë gjallë harmoninë, respektin reciprok dhe bashkëjetesën fetare në vendin tonë.