Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar konfigurimin e serisë së re të kartëmonedhave të qarkullimit.
Vendimi është marrë dje nga Këshilli Mbikqyrës sipas të cilit kartëmonedhat 200 dhe 5000 lekëshe do të vijnë te publiku të përmirësuara si në pikëpamjen vizuale ashtu edhe në atë të elementeve të sigurisë.
Kartëmonedhat me vizatime dhe elemente sigurie të përmirësuara, parashikohet të jenë në qarkullim, duke nisur prej fillimit të vitit 2019.