Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku dy vëllezër kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të një bilardoje.
Në kërkim janë shpallur shtetasit J.Sh 21 vjeç dhe K.Sh 25 vjeç nga qyteti i Durrësit.
Policia sqaron se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biloardos pas një konflikti për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë.
Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por është dëmtuar vetëm qepeni i dyqanit, bilardos. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 gëzhonja model 56; mjeti me të cilin janë larguar autorët, tip Ford Focus.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e tyre.