Ministria e Financave i ka kërkuar Prokurorisë së Vlorës që të nisë hetimet ndaj drejtoreshës rajonale të Tatimeve, Pranvera Resulaj.
Resulaj rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi, si dhe me vendimin e Këshillit të Ministrave.
Policia e Shtetit njoftoi mbrëmjen e së hënës, se ka proceduar penalisht deputetin e LSI në Berat, Gledion Rehovica dhe drejtorin e Spitalit Rajonal, Idlir Frashëri për akuzat e “korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “përdorimit të funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”.