Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike globale mes të cilave edhe Shqipëria, do të forcohet në 2.7 për qind në vitin 2017.
Në raportin mbi perspektivën e ekonomisë globale, të publikuar së fundi në faqen zyrtare të saj, Banka Botërore për sa i takon ekonomisë shqiptare, ruan të njëjtat parashikime për vitin 2017 dhe 2018.
Sipas Bankës Botërore, ekonomia shqiptare projektohet të rritet me një normë pranë 3.5% përgjatë vitit aktual, dhe atij të ardhshëm.
Për sa i takon Maqedonisë, projeksionet janë rritur me 0.4%, për Serbinë me 0.3%, ndërkohë që për Malin e Zi janë ulur me plot 0.7 pikë përqindje.