Pas 5 humbjesh radhazi për kuqezinjtë, sipas ish-kapitenit Lorik Cana kjo situatë ka vënë në diskutim edhe respektimin e kontratës së De Biazit nëse do të mbyll këto eliminatore apo Izraeli mund të jetë ndeshja e fundit.
“Është njeri që ka dhënë shumë dhe mund të japë akoma. Por nëse ka dëshirë të provojë eksperienca të reja ne nuk na mbetet gjë tjetër thjesht t’i heqim kapelen dhe të ecim përpara”, shprehet Cana.
Sa i përket ndeshjet me Izraelin ish-kapiteni kuqezi mundohet të motivojë lojtarët, duke besuar se Izraeli ka më pak kualitet se ne.
“Jam i bindur se skuadra do të dijë të reagojë pasi ne kemi të njëjtin nivel për të mos thënë më të lartë se Izraeli, por duhet pak fat. Nuk ka rëndësi nëse dalim të dytët, apo të tretët në grup, na duhet të fitojmë çdo ndeshje dhe jam i bindur se do ja dalim”, thekson Cana.