Shkrimtarja Flutura Açka: Këtu ka falimentuar gjithçka – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkrimtarja Flutura Açka: Këtu ka falimentuar gjithçka

13:39 | 04/06/2017
në Shqiperi
0

“Shqipëri është gjithçka drejt falimentimit, ndërsa i referohet falimentimit të bizneseve të fqinjëve të saj”
 
Kështu ka deklaruar shkrimtarja Flutura Açka përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke shprehur zemërim për situatën e vështirë, që sipas saj, po kalon vendi.

Postimi i plotë në Facebook:
Po ju flas për fatin e fqinjëve të mi… ndaj mos ‘më çani dërrasat’ se po bëj politikë…

Kohë depresive burojnë nga qeverira depresive…

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Këto nuk janë fjalët e mia, por m’u kujtuan tek u ktheva në Atdhe shumë muaj më pas. Në rrugicën time, në qendër të Tiranës, nuk i gjeta më fqinjët e mi, që ma bënin familjare vendin:

Bukëpjesësi nuk ishte më, kishte falimentuar

Floktorja nuk ishte më, kishte falimentuar

Shitoja e fruta-perimeve nuk ishte më, kishte falimentuar

Minimarketi im nuk ishte më, kishte falimentuar

Këmbimorja ime nuk ishte më, kishte falimentuar

Shitoja e bojerave nuk ishte më, kishte falimentuar

Ishte shtuar një avokat për çështje administrative (natyrisht më shumë gjyqe ka për shkelje të drejtash se për kriminelë), një tjetër avokat penal, një tjetër avokat që bënte njëherësh zyrë turistike dhe përkthime.

Përballë, megjithëse rrugica është shumë e ngushtë, ishte ngritur thuajse një pallat i ri (i është dhënë leja këtë vit) që ia kishte zënë sytë të gjitha shtëpive të ulëta rrotull. Në krah të ngrehinës sime, pa kurrfarë largësia ishte ngritur (i është dhënë leja para tre vitesh) një tjetër që ka tre vite me themele të hapura e me napat e varura nëpër skela. Pas shpine shumë shpejt do të na e zërë frymën një tjetër pallat, por përkohësisht hekurat e dala të themeleve të tij janë kthyer në landfill i hapur ku kush nuk gjuan plehëra, madje edhe drejt nga katet lart. Fqinjët e mi të afërm po mblidhnin fonde që të suvatojnë faqen e murit që na u zu, sepse për shkak të atij ndërtimi të ngritur pa kurrfarë respekti largësie, kërcënohemi nga lagështia dhe fëmijëve na u rrezikohet jeta.

Kuturisa të bëj një xhiro nga Pazari i Ri, ku veç pastërtisë së lëvdueshme (faleminderit dhe për kaq!), zona m’u duk sikur e kishin zënë menstruacionet prej ngjyrave, siç e gjthë Tirana jonë në përgjithësi, që dizenjohet pa i pyetur njeri banorët e saj. Aty ndesha vetëm kafene kafene kafene kafene dhe njerëz që dergjeshin në tryezat e tyre. Ngrënësa e pirësa.

Asnjë librari, apo shitore bojërash për piktura, apo kënd të vogël lojërash për fëmijë, apo shitore veglash muzikore, arturinash e sendurinash që nuk të kujtojnë vetëm gojën. Pyes, a ka kush ndonjë lloj tjetër hobi këtu, veç të këqyrë ekranet e mëdhenj nga derdheshin gënjeshtrat që shoqërojnë fushatatzgjedhore?

Dielli jodepresiv më shtyu të vesh fustan e t’i gëzohesha asaj që i ka dhuruar natyra këtij vendi. Por tek mirosesha, m’u kujtua rrugica dhe u përpoqa të përfytyroj fatin e atyre që atë çast ishin pa bukë, sepse kishin ulur qepenët e tregtoreve nga i jepnin kuptim përditës së tyre.

Dhe si njeri me një ndjeshmëri minimale, ndërrova mendje. Mos më çani kokën, e më thoni se po bëj politikë. Po ju flas për fqinjët e mi, që nuk i shoh më këtejpari dhe nuk e di se si e mbyllin ditën e tyre pikëllimtare, pasi vetëm ndriçimi i diellit nuk u mjafton të jenë të gëzuar. Ndonjëri prej tyre mbase do të jetë i ulur në ndonjë minimiting që kësaj fushate janë imitime pleqësish, nën diell e në pisk të vapës duke dëgjuar broçkullat të fushatës elektorale.

Ashtu, e trazuar për fatin e fqinjëve të mi, ndërrova pamje, vesha tuta dhe atlete, vura kasketë dhe dola jashtë për fushatë… paramentale.

Etiketa: Flutura Açka

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Sezoni turistik/ Shqipëria heq vizat për turistët rusë

Sezoni turistik/ Shqipëria heq vizat për turistët rusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com